Nga Irena Beqiraj
Në vitin 1959, BBC e pyeti Russell-in se çfarë këshillash do t’i jepte brezave të ardhshëm. Ai u përgjigj:
“Kur studioni ndonjë çështje ose jeni duke konsideruar ndonjë ide , pyesni veten vetëm cilat janë faktet dhe cila është e vërteta që japin faktet. Asnjëherë mos lejoni arsyetimin tuaj të devijohet nga dëshirat dhe besimi .
Russell-i përdori frazën “Vullneti për të Dyshuar” , të cilin e konsideronte si të vetmen mundësi për t’ju afruar të vertetës.
E pra ndërsa Iris Luarasi dje në Opinion shpalosi besimin e saj të pa lëkundur se Shqipëria në vitin 2030 do të hyjë në BE, besim të cilin ja mirëkuptoj plotësisht, pasi në autokraci vetëm besimi shpërblehet , sot Ditmir Bushati një nga njohësit edhe ekspertët socialistë më te mirë të procesit të integrimit e konsideron atë të pamundur .
Kë të besojmë ?
Russell na ndihmon për ketë. Ai thotë “Shumë njerëz tentojnë të mendojnë se ekspertiza e tyre në një fushë të caktuar, mund të shëndrohet në ekspertizë për gjithçka. E ndërsa mendja e ekspertit favorizon përulësinë ndaj krenarisë, dyshimin mbi sigurinë, argumentin mbi besimin, ata qe janë thjesht predikues i ngrenë narrativat e tyre mbi besimin, duke synuar që perceptimi të jetë i vertetë realiteti jo .
Teksa dëgjon predikimin( pa argumenta ) të Iris Luarasit krijohet perceptimi se ” me pantallona të zeza lëkure” Shqipëria ka hipur në motorrin e madh edhe të shpejtë që na çon drejt BE-së.
E ndërsa lexon shkrimin e rrjedhshëm e të mbështetur në fakte të Ditmirit e kupton që në realitet “me pantallona rrobe të grrisura ” jemi duke shëtitur me një motorr lodër nëpër lagje , duke bërrtitur …. “Hipni se do t’ju çojmë në Europë!
