Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kandidati i PD-së në Korçë thirrje urgjente SPAK: Po blejnë vota tani natën, po ndjekin avazin e vjetër
👁12818
Kandidati i PD-së në Korçë, Enton Çaçani, ka akuzuar se administrata e bashkisë së Kolonjës po shpërndan para në këmbim të votave. Ai i bën thirrje urgjente SPAK-ut të merren masa, duke thënë se vijojnë me të njëjtin avaz si në çdo zgjedhje. “Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK! Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë! Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike. Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korrupsionit. Janë përpjekur...