Ishte rikthyer nga Gjermania, “pedofili” shqiptar arrestohet në Komo pas 10 vitesh kërkime

Ishte rikthyer nga Gjermania, “pedofili” shqiptar arrestohet në Komo pas 10 vitesh kërkime

Një 38-vjeçar shqiptar me banim në Gjermani dhe me një leje qëndrimi të rregullt gjermane, u arrestua në Komo të Italisë. I kërkuari u gjurmua në një motel në “Via P. Paoli”, nga oficerët e Policisë së Shtetit të Komos, të cilët ndërhynë vetëm rreth orës 01:30 të mëngjesit të së premtes (sot), pas një raporti nga qendra e operacioneve. Alarmi u dha nëpërmjet portalit “web lodgers”, platformës që u lejon forcave të ligjit të monitorojnë të dhënat e identifikimit të klientëve të hoteleve, hosteleve dhe kampingjeve në kohë reale.
Burimi: Gijotina.com