Ish-astronauti amerikan: Misionet hapësinore me Rusinë, si të bashkëpunosh me nazistët

Ish-astronauti amerikan: Misionet hapësinore me Rusinë, si të bashkëpunosh me nazistët

Një astronaut amerikan në pension i tha Radios Evropa e Lirë se misionet e përbashkëta me Rusinë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) duhet të reduktohen, duke i krahasuar me bashkëpunimin me Gjermaninë Naziste në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. “Bashkëpunimi me rusët në ISS është sikur të shkohet në ekspeditë në Antarktikë me nazistët më 1943”, tha Terry Virts, ish-komandant i ISS-së. “Moralisht, thjesht është e turpshme”, shtoi ai. Që kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka qenë një ndër fushat e rralla ku bashkëpunimi mes Rusisë dhe Perëndimit...
Burimi: Top-Channel.tv