Besar Meta
TIRANË- Partia e Lirisë prezantoi sot kandidatët për deputetë, ku edhe presidenti i saj Ilir Meta dha një mesazh nga qelia. Në takim u vu re edhe prezenca e kreut të PL-së, Besar Metaj, i cili mbante në dorë një pankartë-poster të të atit në dorë. Ai dukej i angazhuar në fushatë. Por, ende nuk ka informacione nëse djali i kreut të PL-së do të jetë drejtuesi i fushatës elektorale në Tiranë.
Po ashtu për këtë ka reaguar edhe deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi duke u shprehur krenare për të.
Postimi
“Marrja e përgjegjësive është jo vetëm virtyt, por edhe burrëri. Sot ti ke treguar edhe një herë që je rritur. Bravo Besar Metaj, jam krenare për ty. Voto Ilir Metaj”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj, në llogarinë personale të rrjetit social./ZËRI
