Kandidati për deputet i PD në Qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri shprehet se PD-ASHM ka një program të qartë për çiftet e reja, që duan të blejnë banesën e parë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhaferi ka detajuar pjesë nga programi social që PD dhe aleatët e saj ofrojnë.
‘Çati për çdo çift’ është program që u dedikohet çifteve të reja që duan të krijojnë familje dhe të blejnë një banesë të parë, ku se pari PD-ASHM do të ofrojnë për ta, 30 mijë euro kredi me zero interes nga qeveria.
Xhaferri thotë se ndryshe nga kontrasti që paraqet Rama, i cili ndërton kulla për krimin, duke ofruar në Tiranë, apartamente me çmime si të Milanos, PD do të mbështesë me depozita çiftet e reja, në mënyrë që të kenë mundësi të marrin deri në 80% kredi nga bankat e nivelit dtë dytë, duke u kompensuar pjesën e mbetur.
Statusi
“Çati për çdo çift”
PD–ASHM do të ofrojë 30 mijë euro kredi me 0 % interes që çiftet e reja të blejnë banesën e parë.
Kontrasti
• Rama ndërton kulla për krimin. Tirana me çmime si të Milanos!
