Frikë, bastisje dhe shkarkim pa paralajmërim! Rasti i profesorit kinez që po trondit universitetet amerikane

Frikë, bastisje dhe shkarkim pa paralajmërim! Rasti i profesorit kinez që po trondit universitetet amerikane

Agjentët e FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së kanë bastisur së fundmi dy rezidenca në pronësi të Xiaofeng Wang, një profesor i njohur kinez dhe ekspert i sigurisë kibernetike në Universitetin e Indianës. Ngjarja ka tronditur komunitetin e qytetit universitar Bloomington, veçanërisht komunitetin aziatik. Profesor Wang u mor në pyetje në dhjetor nga universiteti për dyshime mbi marrjen e fondeve të padeklaruara nga Kina për një projekt që gjithashtu kishte financim federal amerikan. Në të njëjtën ditë me bastisjen, ai u pushua nga puna nëpërmjet një emaili – një veprim që bie ndesh me procedurat standarde të institucionit....
Burimi: Top-Channel.tv