Burimi:
Top-Channel.tv

Fqinja e denoncoi për “lajme të rreme” mbi ushtrinë, parukierja ruse dënohet me mbi 5 vite burg
👁14385
Një parukiere dhe nënë e dy fëmijëve, Anna Alexandrova, është dënuar me pesë vjet e dy muaj burg nga një gjykatë në qytetin Pushkin, pas akuzave për përhapjen e “lajmeve të rreme” në rrjetet sociale mbi ushtrinë ruse. Autoritetet pretenduan se Alexandrova kishte shpërndarë tetë mesazhe kundër luftës në Ukrainë përmes llogarive anonime në rrjetin social rus VKontakte. Ajo vetë mohoi çdo përfshirje, duke deklaruar se çështja kishte rrënjë në një konflikt të mëhershëm për pronën me një fqinje. Sipas raportimeve të BBC, fqinja e saj e denoncoi pas një debati të ndezur për një tokë në lagjen Korpikyulya, duke...