Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fermerët nuk heqin dorë nga gruri! Konkurrencë e ashpër me drithin e importuar, por në Fier ende e kultivojnë në sipërfaqe të mëdha
👁3157
Pavarësisht sfidave të shumta, si kostot e larta të prodhimit dhe konkurrenca e ashpër me drithin e importuar, fermerët e Myzeqesë vijojnë të mbeten të përkushtuar ndaj bujqësisë dhe veçanërisht ndaj kultivimit të drithërave. Fermeri Ismet Gega nga Levani i Fierit, i cili prej më shumë se 30 vitesh kultivon mbi 100 hektarë tokë, nga këto rreth 60 hektarë janë të mbjella me grurë dhe misër dhe pjesa tjetër shfrytëzohet për foragjere. Fermeri kujton se disa vite më parë, sipërfaqet me drithëra kanë qenë edhe më të mëdha. Arsyeja kryesore ishte çmimi i favorshëm që mundësonte një fitim të kënaqshëm....