Detaje tronditëse janë bërë publike nga ngjarje e rëndë në Patos, ku një baba 36-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur vetëm 12 vjeçe.
Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura, pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve.
12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj. Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.
Ndërkohë, babai i saj, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë.
Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qëndrën Rehabilituese” Lilium”.
Rrëfimi i nënës se 12 vjecares
Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi ishte përdhunuar nga babai.
Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kish sjellje agresive , por nuk i tregonte askujt për atë tmerr që përjetonte.
“Jam nënë e 7 fëmijë 5 djem 2 vajza. Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe.
Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa.
Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë.
Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg, Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”, tha ajo.
“E kam bërë vetëm një herë”, babai abuzues pranon se ka kryer s*ks me vajzën e tij
