Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë
Vijon zjarri në fshatin Hoshtimë të bashkisë së Vlorës. I ndihmuar dhe nga era zjarri ka përparuar duke djegur bimësi dhe shkurre por dhe zonën e varrezave të fshatit kryesisht me qiparisa. Ndërkohë që është kërkuar dhe ndihma e helikopterit i cili ka mbërritur duke hedhur ujë. Aktualisht flakët po vijojnë dhe po shkojnë drejt fshatrave Bestrovë dhe Kërkovë, ndërkohë që kanë mbërritur dhe forcat e policisë por dhe banorët e fshatrave. Top Channel