Deklarata e fortë e SHBA: Do tërhiqemi nga përpjekjet për marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Deklarata e fortë e SHBA: Do tërhiqemi nga përpjekjet për marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump do të tërhiqet nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës brenda disa ditësh, nëse nuk ka shenja të qarta se një marrëveshje mund të arrihet, tha të premten Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio. “Nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë dhe muaj me radhë. Prandaj duhet të përcaktojmë shumë shpejt, dhe kur them shpejt, e kam fjalën për disa ditë, nëse kjo është e realizueshme në javët e ardhshme,” tha Rubio në Paris pas takimeve me liderë evropianë dhe ukrainas. “Presidenti ndjen shumë fort për këtë çështje. Ai i ka kushtuar shumë kohë dhe energji … kjo është e rëndësishme, por ka edhe shumë gjëra të tjera me rëndësi të madhe që meritojnë...