Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Burgim i përjetshëm për autorët e vrasjes së dyfishtë në Maqedoninë e Veriut
Foto ilustruese SHKUP- Gjykatësi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivica Stefanovski, shpalli sot dënimin me burgim të përjetshëm për katër të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të pensionistit Pançe Zhezhovski. Babai i vajzës, i cili ishte i akuzuar për ndihmë në këtë krim, u shpall i pafajshëm. Ky ishte vendimi i shkallës së parë të gjyqësorit për vrasjet që tronditën opinionin në Maqedoninë e Veriut. Vrasjet ndodhën në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit të vitit 2023. Me burgim të përjetshëm u dënuan i akuzuari kryesor, Lupço Palevski – Palço, si dhe Velibor Manev,...