Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha sot në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’! Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme
👁13424
Sot, e hënë, 2 qershor, kryetari i PD, Sali Berisha do të paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga GJKKO, “detyrim paraqitje”. Lideri i opozitës pritet të mbërrijë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sot rreth orës 9:30. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK. Masa për Berishën, detyrim paraqitje, u caktua nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.