Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Banorët protestë për rrugën: U shkatërrua nga kamionët e HEC-eve
👁2111
Banorët e Lenies në bashkinë e Gramshit dolën në protestë. Kjo për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugës e cila sipas tyre është bërë e pakalueshme. Për ta rruga është dëmtuar nga një kompani që po punon për ndërtimin e tre hidrocentraleve në zonën e Grabovës së Sipërme. Këto hidrocentrale shfrytëzojnë ujin e të gjithë zonës, por banorët kanë kritikuar se kompania që po zhvillon këto projekte nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën e zonës. Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është rikonstruksioni i rrugës, pasi ajo është dëmtuar ndjeshëm nga kamionët e kompanisë. Banorët thanë se protestën...