Autoritetet Iraniane ekzekutojnë një agjent të Mossadit i akuzuar për spiunazh

Autoritetet Iraniane ekzekutojnë një agjent të Mossadit i akuzuar për spiunazh

Gjykata iraniane njoftoi varjen e një burri që u arrestua në vitin 2023 me akuzën se ishte agjent për Mossadin, shërbimin e inteligjencës së jashtme të Izraelit, gjatë ditës së katërt të sulmeve me raketa midis Iranit dhe Izraelit. “Esmail Fekri, një agjent i Mossadit i cili u shpall fajtor për krime, spiunazh dhe moharebeh (që do të thotë luftë kundër Zotit), u var pas një procesi gjyqësor”, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim. Ky është ekzekutimi i tretë i një personi të dënuar për spiunazh për Izraelin në javët e fundit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv