
Asambleja e Përgjithshme e Confindustria Albania, Hasani: Ministria e Jashtme urë e fortë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj
👁3516
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme 2025 të “Confindustria Albania”, e cila organizoi aktivitetin me temë “Konkurrueshmëria dhe e Ardhmja: Bizneset, Territori, Komuniteti Konfindustrial”. Hasani fillimisht vlerësoi faktin se “Confindustria Albania” që prej fillimit ka qenë një partner kyç në promovimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ofruar mbështetje në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona. “Për ne, ky bashkëpunim është i çmuar, dhe do të vazhdojmë ta mbështesim me shumë entuziazëm. Ky është një angazhim që kërkon bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, ku Italia ka një rol...
Burimi:
Kohajone.com