
Arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali, iu gjet kokainë e marijuanë në garazh
👁2346
Policia italiane ka vënë në pranga një 38-vjeçar shqiptar në Seregno, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Gjatë kontrollit në garazhin e tij, karabinierët zbuluan 2.2 kilogramë kokainë dhe mbi 750 gramë marijuanë, të ndara në disa pako dhe gati për tregtim. Sipas mediave italiane, përveç drogës, autoritetet gjetën edhe material për paketimin e dozave, duke përforcuar dyshimet për shpërndarjen e saj. I dyshuari tashmë përballet me akuzën e posedimit dhe trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Burimi:
Syri.net