Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Analiza nga nënkryetari i PD për Samitin e Europës në Tiranë, Boçi për liderët: Na e keni shpifur. Rama është i juaji
👁7228
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka vijuar me linjën e sulmit të Samitit të Europës me 47 liderë që u mbajt në Tiranë nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Në një shkrim të gjatë, Boçi e cilëson samitin si një “teatër absurd” dhe “certifikim ndërkombëtar të një regjimi autokratik”. Sipas tij, liderët e “vendeve-ëndërr” shkelën dhe poshtëruan me këmbë ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë si Evropa, duke iu “hedhur në qafë” Ramës që ka shkelur normat e demokracisë. ”Mirë që na keni lënë për 35 viteve dyerve të portave tuaja të rënda, por na e kurseni së paku teatrin...