Aksident në Gjirokastër, shoferi gjerman përplas këmbësoren

Aksident në Gjirokastër, shoferi gjerman përplas këmbësoren

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv