Burimi:
Kohajone.com

Aksident me vdekje në “Unazën e Madhe” të Tiranës
👁13139
Mëngjesin e kësaj të hëne rreth 09:35, një aksident i rëndë është regjistruar në kthesën e Babrrusë, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja është regjistruar një viktimë. Ngjarja ka ndodhur rreth 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjet shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes shtetasja L.S., ndërsa këmbësorja tjetër ka mbetur e plagosur dhe është dërguar...