Aksident i frikshëm në Vlorë/ Makina bie në lumë, brenda 35 vjeçarja me dy fëmijët e saj (FOTO)

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme, në fshatin Lepenicë të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake,  rreth orës 10:40 një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë,

Në automjet ndodhej një grua rreth 35 vjeçe, e identifikuar si A. A., e cila po drejtonte mjetin në momentin e aksidentit. Së bashku me të në automjet udhëtonin edhe dy fëmijët e saj. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesja.

Të tre të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi

Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të. Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.