Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi.
PS-ja ka marrë 19 mandate, ç’ka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.
Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn.
Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka 70 vota më shumë se Jorida Tabaku, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit.
Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.
Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.
Lista e PS- 19 mandateEdi Rama (listë e mbyllur)Ogerta Manastirliu (listë e mbyllur)Elisa Spiropali (listë e mbyllur)Lindita Nikolla (listë e mbyllur)Taulant Balla (listë e mbyllur)Adea Pirdeni (listë e mbyllur)Albana Koçiu (listë e mbyllur)Igli Hasani (listë e mbyllur)Delina Ibrahimaj (listë e mbyllur)Ilva Gjuzi (listë e mbyllur)Iris Luarasi (listë e mbyllur)Erion Malaj (listë e mbyllur)Blendi Gonxhja 8660Ervin Hoxha 5241Fatmir Xhafaj 4288Erion Braçe 4294Ornaldo Rakipi 3084Antonela Dedej 2031Anila Denaj 1979
Lista e PD- 13 mandateSali Berisha (listë e mbyllur)Flamur Noka (listë e mbyllur)Albana Vokshi (listë e mbyllur)Belind Këlliçi (listë e mbyllur)Tedi Blushi (listë e mbyllur)Jozefina Topalli (listë e mbyllur)Fatmir Mediu (listë e mbyllur)Edi Paloka (listë e mbyllur)Erisa Xhixho (listë e mbyllur)Mesila Doda (listë e mbyllur)Klevis Balliu (listë e mbyllur)Besart Xhaferi (listë e mbyllur)Ilir Alimehmeti 4766
Mundësia- 2 mandateAgron Shehaj (listë e mbyllur)Erald Kapri (listë e mbyllur)
PSD 1 mandatAlbana Pëllumbi (listë e mbyllur)
Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandatAdriatik Lapaj 1112 vota
Lëvizja Bashkë- 1 mandatRedi Muçi (listë e mbyllur)
Top Channel
