Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi gjatë ditës së sotme një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për të urur festen e Fiter Bajramit.
Berisha premtoi se pas 11 majit një nga vendet e para, do të jetë dyfishimi i fondeve për komunitetet fetare, sikurse shtoi se do t’u rikthehen pronat që i janë plaçkitur.
“Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Si kundër një përpjekja madhore do të bëhet për rikthimin e pronave dhe ose kompensimin. Pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri”, tha ai.
Ish kryeministri garantoi të gjithë besimtarët që sapo të vijë në pushtet do të fusë në ligj faljen e ditës së premte, që orari zyrtar i punës të mos pengojë asnjë punonjës administrate të kryejë këtë rit.
“Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kreut të KMSH zotot Spahiu, bashkëpunëtorëve te tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve myslimane që kanë agjëruar por edhe të gjithë besimtarëve të zotit. Këtë ditë të nderimit, të përkushtimit, sakrificës së njeriut ndaj të madhit zot, vlerave hyjnore më të mira. Por e shfrytëzova rastin për tu zotuar para kreut të KMSH zotit Spahiu dhe të gjithë shqiptarëve se pas 11 majit nga vendimet e para do jetë dyfishimi i fondit për komunitetet fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht.
Sikundër një përpjekje madhore do të bëhet për rikthimin e pronave të tyre ose kompensimin mbasi pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri.
Së treti unë garantoj dhe e garantove dhe kreun e KMSH, besimtarët myslimane, se falja ditën e premte do të percaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryeje detyrën e tij me falje ne xhami do të ketë kohën e dhënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet me orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanet. Dhe kjo nuk është lehtësi por është detyrim dhe do te vendoset menjëherë pas 11 majit.
Nuk mund të mos e theksoi se trashëgimia jonë më e shkëlqyer është toleranca fetare. Dhe unë shpreh admirimin tim më të thellë për udhëheqësit e komuniteteve fetare dhe të gjithë klerikët shqiptarë për punën e tyre për urtësinë dhe mençurinë e tyre në konsolidimin dhe zhvillimin më tej të kësaj trashëgimie te shkëlqyer.
Është një ditë nderimi për të gjithë ata që agjëruan, por edhe për të gjithë ata që sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të zotit dhe vlerave hyjnore”, u shpreh ai pasi doli nga takimi me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar.
