Testamenti i Papa Franceskut: Varri duhet të jetë në tokë. I thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm, “Franciscus”

Unë kërkoj që mbetjet ime mortore të pushojnë në pritje të ditës së ringjalljes në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore”. Dëshirat e fundit të Papa Françeskut në testamentin e shkruar në Santa Marta në datën 29 qershor 2022 janë publikuar nga zyra e shtypit e Vatikanit këtë mbrëmje pas vdekjes së Atit të Shenjtë.
“Miserando atque Eligendo. Në emër të Trinisë së Shenjtë. Amen. Duke ndjerë se fundi i jetës sime tokësore po afrohet dhe me shpresë të gjallë në Jetën e Përjetshme, dëshiroj të shpreh vullnetin tim vetëm në lidhje me vendin e varrimit tim. Gjithmonë ia kam besuar jetën time dhe shërbesën time meshtarake e peshkopale Nënës së Zotit tonë, Marisë Më të Shenjtë.

Uroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në këtë shenjtërore të lashtë ku shkoja për lutje në fillim dhe në fund të çdo Udhëtimi Apostolik për t’ia besuar qëllimet e mia Nënës së Papërlyer dhe ta falënderoj për kujdesin e saj të bindur dhe amnor”.
Kërkoj që varri im të përgatitet në kamaren e nefit anësor midis Kapelës Pauline dhe Kapelës Sforza të Bazilikës Papale të lartpërmendur siç tregohet në bashkëngjitur. Varri duhet të jetë në tokë. I thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: “Franciscus”, – kërkon Papa.