Po lundronin me kanoe në lumin Osum gjatë motit të keq, e pësojnë tre të rinjtë, shoqërohen në Polici

lumi Osum

BERAT- Në Komisariatin e Policisë Berat janë shoqëruar 3 persona që janë futur në lumin Osum me kanoe gjatë motit të keq, duke rrezikuar jetën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar shërbimet policore të ndalojnë menjëherë ata shtetas që, në këto kushte ekstreme, ku lumenjtë kanë prurje të mëdha, ushtrojnë aktivitete rafting, si dhe të sekuestrojnë mjetet e lundrimit.
Njoftimi i policisë:
Ndalim i menjëhershëm i atyre të rinjve që rrezikojnë jetën duke ushtruar aktivitete rafting në kushte ekstreme. Shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat 3 shtetas që janë futur në lumin Osum duke rrezikuar jetën.
Policia e Shtetit, në të gjithë vendin, ka shtuar prezencën e saj, me qëllim ardhjen në ndihmë të banorëve në nevojë, në zonat e përfshira nga përmbytjet, të përdoruesve të rrugës, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar shërbimet policore të ndalojnë menjëherë ata shtetas që, në këto kushte ekstreme, ku lumenjtë kanë prurje të mëdha, ushtrojnë aktivitete rafting , si dhe të sekuestrojnë mjetet e lundrimit.
Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore, pasi, si pasojë e motit të keq me reshje shiu, në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh./ZËRI