“Metamorfoza 2”! Tentativa e vrasjes së vëllezërve Nela: GJKKO jep dënimet për ish-shefin e Krimeve dhe ‘dajlokun’ e grupit Breçani-Mata

dedan gjoni-ismail zeneli

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar grupin kriminal të dosjes “Metamorfoza 2”, në ngarkim të të pandehurve Dedan Gjoni (ish-shefi i krimeve në Tiranë), Ismail Zeneli, Bujar Gërmizi, Adrian Cenaj, Besmir Murtati dhe Albert Prenga. Dënimet me gjykim të shkurtuar: Ismail Zeneli me 10 vjet burgim, Bujar Ajeti me 6 vjet burgim, Adrian Cenaj (Dedja) me 4 vjet burgim, Dedan Gjoni me 8 vjet burgim, Besmir Murati me 8 vjet burgim dhe Albert Prenga me 8 vjet burgim. 
Ismail Zeneli është personi që kërkonte të vriste dy vëllezërit Edmond dhe Albert Nela, të cilët dyshohet se në vitin 2013 në Britaninë e Madhe kishin vrarë Guximtar Sadrinë (Xhem Krasniqi)m vëllanë e Ismail Zenelit. Ky i fundit rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.
Njoftimi i gjykatës: 
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur  pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir  Murati dhe Albert Prenga”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim  të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 75, datë 21.11.2025 vendosi: 
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale  “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit  të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 vjet burgim.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale  “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe  në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 9 vjet burgim.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Ismail Zeneli me një dënim të vetëm me 15 vjet burgim.- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Ismail Zeneli me një dënim të vetëm përfundimtar prej 10 vjet burgim.- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ismail Zeneli do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 7 vjet burgim.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim. – Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës  penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 burgim.- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm me 9 vjet burgim.- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 6 vjet burgim.- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bujar Ajeti (Gremizi) do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës  penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 6 vjet burgim.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa  veprave penale, dënimin e të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të  vetëm me 6 vjet burgim.- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të vetëm përfundimtar prej 4 vjet burgim.- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Adrian Cenaj (Dedja), do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 80 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj  dispozite ligjore dënimin e tij me 2 vjet burgim.- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provoohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 burgim.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Dedan Gjoni me një dënim të vetëm me  12 burgim.- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dedan Gjoni me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 burgim.- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dedan Gjoni do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Besmir Murtati me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Besmir Murtati me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Besmir Murtati do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.altë strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.- Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vjet burgim.- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Albert Prenga me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Albert Prenga me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Prenga do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
7. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Bujar Ajeti, si më poshtë:- 2(dy) telefona celular, të markës Iphone, ku njëri është i hapur me nr. IMEI ****dhe ****;- Një aparat telefonik i markës Samsung me nr. IMEI **** dhe nr. ****, pa kartë Sim;- Automjet me targë ****, t’i kthehen këtij të fundit.
8. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Dedan Gjoni si më poshtë:- 1 (një) Aparat telefonik i markës SAMSUNG; – 1 (nje) aparat telefonik i markes Iphone, t’i kthehen këtij të fundit.
9. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Adrian Cenaj,- 1 (një) automjet i markës Mercedes Benz ngjyrë gri metalizato me portobagazh me targa ****; – 1(një) aparat celular me kapak ngjyrë gri Nokia Bisnes me tastierë në gjendje të fikur;- 1 (një) aparat celular Iphone 12 ngjyrë e zezë;- 1 (një) Aparat celular Iphone 12 Pro Max me ngjyrë të zezë, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
10. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Bujar Ajeti:- 1 (një) DVR me bar kod ****;- 1 (një) Pistoletë model Jericho 941 “Made in Israel”, kalibër 9x19mm me nr. **** me karikator me fishekë 9mm, gjithsej 15 fishekë;- 1 (një) dylbi të markës “Bushnell” me këllëf;- 1 (një) dylbi me mbishkrimin **** dhe **** e markës Pulsar;- 1 (një) dylbi me mbishkrimin **** dhe **** të markës Pulsar së bashku me këllëf;- 1 (një) këllëf pistoletë, plastic brezi;- 1 (një) telefon i markës Blackberry i fikur me kartë SIM nr.****;Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al- Dy thika dhe këllëf;- 1 (një) shurëse zhurme (silenciator) metalik me ngjyrë të zezë;- 1 (një) armë gjahu gjysëm automatike, e markës “Benelli” model SuperVInci me  ngjyrë të zezë;- 1 (një) dylbi me ngjyrë të zezë e markës “Nikon” me mbishkrim ****.- Dy fotografi ku në njërën është shtetasi E.B dhe në foton tjetër është Bujar Ajeti (Germizi) bashkë me E.B, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
11. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të  procedimit penal të pandehurit Besmir Murtati:- Llogaria bankare nr. **** me vlerë 77,998.5 euro të shtetasit M.M, në Bankën Kombëtare Tregëtare;- Aparat celular markes Iphone, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
12. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Dedan Gjoni:- 1 (një) kuti plastike me ngjyrë gri, ****;- 1 (një) armë zjarri me nr. **** me mbishkrimin ****;- Dy krëhëra pistolete **** 14 (katërmbëdhjetë) fishekë 9 mm;- Një dokument me mbishkrimin “Autorizim për mbajtje armë zjarri në banesë” me  nr. regjistri **** datë 12.09.2019 për armën model SigSaur me numër ****,  gjithsej 9 (nëntë) fletë, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
13. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale, një pasaportë në emër të  shtetasit B.V.G, datëlindje **** me nr. ****, t’i kthehet shtetasit B.G.
14. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale, 1 (një) automjet të markës Range Rover Evoque me Nr.shasie **** me targë ****, bashkë çelësin dhe dokumentacionin në pronësi të shtetasit A.Ç, t’i kthehet shtetasit M.Ç.
15. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë)  ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Hetimet për dosjen u mbyllën në gusht të vitit që lamë pas. SPAK dërgoi për gjykim 11 persona, mes tyre edhe ish-funksionarët e Policisë së Shtetit, Erzen Breçani dhe Dedan Gjoni. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal me role dhe detyra specifike nga financimi dhe porositja, deri te transporti e shpërndarja e lëndëve narkotike. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine,e siguruar nga i ndjeri Ergys Dashi dhe më pas shpërndahej nëpër Europë nga Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit. Si porositës dhe financues të blerjes së drogës janë identifikuar Ismail Zeneli, Artan Sulejmani dhe Eralbi Breçani. Sipas SPAK, Erzen Breçani pastronte paratë e grupit.
Grupi shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare, në këtë rast Dedan Gjoni dhe Jonida Babameton, në mënyrë që disa prej anëtarëve të grupit t’i shpëtonin drejtësisë. Ky grup i strukturuar kriminal është i përfshirë dhe në disa tentativa vrasjeje. Ismail Zeneli në bashkëpunim me Bujar Ajetin, Adrian Cenajn dhe Dedan Gjonin kanë bashkëpunuar për të vrarë Edmond Nelën, Albert Nelën dhe Xhem Krasniqin. Po ashtu, rezulton se Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur vrasësin me pagesë, tashmë të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani që të kryente disa vrasje për llogari të personave të lartpërmendur. Madje Cenaj dhe Ajeti e kanë strehuar disa herë Dumanin në mënyrë që t’i shpëtonte Policisë. Por edhe pse është ende në kërkim, SPAK nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj Ervin Matës./ZËRI