pamje nga vendngjarja
TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier, si të përfshirë në incidentin e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti” u raportuan të shtëna me armë zjarri. Në pranga ka rënë 36-vjeçari Mariglen Sinaj, banues në Fier, një nga personat e përfshirë në konflikt, si dhe pronarin e lokalit, 43-vjeçarin A. B., i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit R. Ç., 33- vjeç që qëlloi me armë zjarri.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, pas një konfliktit midis 2 shtetasve, njëri prej tyre gjuajti në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin e përfshirë në konflikt, M. S., 36 vjeç, banues në Fier si edhe pronarin e lokalit, shtetasin A. B., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, R. Ç., 33 vjeç, banues në Fier. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Siç u raportua më herët, sherri ka nisur mes dy personave që ndodheshin në lokal. Konflikti mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e armës./ZËRI
