I dënuar me 30 vite burg nga GJKKO! Shqiptari arrestohet në Spanjë, kush është trafikanti i arratisur

FOTO ILUSTRUESE

SPANJË-Policia spanjolle në Vigo ka arrestuar një të arratisur të kërkuar nga Shqipëria për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u largua nga vendi për t’iu shmangur autoriteteve gjyqësore, ku GJKKO e ka dënuar me 30 vite burg dhe e ka shpallur në kërkim.
Mediat spanjolle raportojnë se shqiptari kërkohej nga Interpoli për ekstradim, pasi dyshohet se kishte bashkëpunuar me dy trafikantë të njohur droge. Fillimisht, shqiptari u ndalua për falsifikim dokumentesh, pasi u identifikua si shtetas kroat. Pas verifikimeve, u zbulua se ai ishte në kërkim nga INTERPOL-i. Hetimet zbuluan se që nga viti 2020, i arrestuari kishte kontaktuar me trafikantë droge për dërgesa të substancave narkotike drejt Italisë dhe kishte përdorur mjete për të fshehur drogën dhe për të vazhduar aktivitetin kriminal, përfshirë pajisje për bllokim sinjali.
Gjatë operacionit, në banesën e tij u sekuestruan 100 gramë heroinë dhe pajisje të ndryshme, ndërsa hetimet për të identifikuar rrjetin e bashkëpunëtorëve vazhdojnë./ZËRI