Anri Bala: Drejtësia nuk po sjell qartësi, por konfuzion! Masa e pezullimit të Ballukut nuk zgjidh asgjë

Gazetari Anri Bala, në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, ka kritikuar masën e pezullimit të dhënë ndaj Ballukut, duke theksuar se problemi kryesor në vend mbetet mungesa e një sistemi drejtësie funksional. Ai u shpreh se qytetarët pranojnë se vidhen dhe keqqeverisen, por kërkojnë që drejtësia të japë përgjigje të qarta dhe të gjejë përgjegjësit realë.

Sipas Balës, reforma në drejtësi, e mbështetur si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, nuk ka prodhuar drejtësi por vetëm konfuzion, duke lënë pas pikëpyetje dhe mosbesim tek institucioni që duhej t’u jepte fund këtyre dilemave.

Anri Bala: Unë nuk jam dakord me masën e pezullimit, sepse nuk ekziston drejtësia këtu te ne. Unë jam dakord që ne vidhemi, po duhet të më gjejë drejtësia paratë. Unë jam dakord që keqqeverisemi, po duhet të ma saktësojë drejtësia pse Rama që më keqqeveris, nuk është njësoj me opozitën atje. Të ishin dy foltore. Njëra nga një krah, tjetra nga krahu tjetër. Pra, ne nuk na mungon alternativa. Problemi është se ne dhe drejtësinë e kemi si qeveria apo si opozita. Dhe në vend që drejtësia që ne e votuam edhe këta e përqafuam dhe këta e votuan, nuk na solli drejtësi, por na ka sjellë vetëm konfuzion. Dhe konfuzioni është ai që përmenden Tonin, përmend Tanin dhe nuk mund të bëjmë pikëpyetje ne sepse drejtësia sot, pas kaq shumë vitesh, pas gjashtë vitesh, se i mbaroi mandati dhe këtij, tjetri çështje pesë-gjashtë ditë, se merren mediat, iku, ku iku.