Duket se rënia e Belinda Ballukut do të ndeze edhe më tej kënaqësitë Brenda radhëve të rilindjes. I pari që ka reaguar pas vendimit për të pezulluar nga detyra zëvendësen e Ramës, ish-deputeti i Fierit, Petro Koçi, i cili është menjanuar nga Balluku në zgjedhjet e fundit ka reaguar në mënyrë të menjëhershme dhe nuk ka ngurruar të shfaqë lumturinë për çfarë po i ndodh njëriut që i preu karrierën politike.
Me një ironi therëse Koçi shkruan në në rrjetet sociale se; “djalli maskohet si engjell që në krye të herës”, duke nënkuptuar Belinda Ballukun po pa lënë jashtë as Edi Ramën.
REAGIMI I KOCIT
1. Gjithepushtetshmeria e deleguar, sidomos nga lart, edhe se shijojn si magjike, e kthen edhe vete engjellin ne djall.
Imagjino cfare ndodh kur djalli maskohet si engjell qysh ne krye te heres apo kur shpirti, pertej luksit ne dukje, sundohet nga provincializmi.
Arrihet deri aty sa pinjolle te familjeve qe na kane derrmuar dhe shqyer votat e PS ne vitet fashiste te qeverisjes Berisha te zgjidhen si deputete socialiste.
2. Dita kur mendon se ligji eshte pengese per shpalosjen e suksesshme te personalitetit tend eshte dita e verifikimit se korrupsioni te ka mberthyer dhe te ka tjetersuar.
Nese nuk ja ke nisur punes me hile qysh ne fillim.
