Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ministrat dhe drejtuesit e institucioneve për mënyrën e menaxhimit të parave publike.
Ai kërkoi largimin e çdo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit. Braçe i bëri thirrje qeverisë që të gjithë ata që nuk përdorin fondet publike siç duhet, të largohen nga posti që mbajnë, duke e quajtur këtë detyrë thelbësore për menaxhimin e buxhetit dhe shërbimeve publike.
“Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet,” deklaroi ai.
Sipas tij, tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra.
Erion Braçe: Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehen në shërbime publik. Dhe kontrolli bazë mjekësor të shtyhet përtej moshës 70 vjeç. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për të larguar cilin do që korrupton dhe grabit skemën.
Në krahun tjetër bujqësia patjetër që meritron një skem të re subvencionimi…Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë.
Risku në buxhet vjen pikërisht nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore. Dhe këtu do doja ta përsërisja zoti ministër, nuk është problemi juaj, por është problem i gjithë qeverisë dhe kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie dhe nuk përmbush këtë detyrim që të shpenzojë para të grumbulluara të programuara në buxhet duhet të largohet.
Braçe paralajmëron ministrat: Kush nuk shpenzon buxhetin, të largohen
