SYRI TV/ Rama sulmon Sekretaren britanike Shabana Mahmood, Rama debate publike në kurriz të shqiptarëve

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama vijon të përdor fatin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe për të krijuar debate publike me zyrtarët e lartë të SHBA. Në vend të një sjelljeje zyrtare e krijimit të bashkëpunimit dypalësh, kryeministri Rama ka zgjedhur të sulmojë e debatojë me Sekretaren e Brednshme të Britanisë Shabana Mahmood. Rama e ka cilësuar si të papranueshme deklaratën e Mahmood për 700 familjet shqiptare që iu është refuzuar azili e vijojnë të qëndrojnë në Britani. Por duket, se kryeministri Edi Rama në vend të nisjes së komunikimeve zyrtare për të shmangur këtë penalizim ndaj shqiptarëve, ka gjetur rrugën e përplasjeve publike e sulmeve ndaj zyrtarëve britanik.

Kryeministri Edi Rama vijon strategjinë e përplasjeve me autoritetet Britanike në vend të dialogut dhe bashkëpunimit dy palësh për të krijuar lehtësira për shqiptarët që jetojnë në Angli. Shkak për përplasjen e radhës është bërë deklarata e Sekretares së Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood se 700 familja shqiptare që u është refuzuar azili po qëndrojnë në Angli duke shpenzuar paratë e taksapaguesve britanikë e për këtë motiv do të riatdhesohen. Por në vend të bashkëpunimit dhe gjuhës diplomatike në interes të shqiptarëve në Britani, madje edhe të këtyre 700 familjeve, Edi Rama e ka shfrytëzuar për një vëmendje ndërkombëtare duke sulmuar Sekretaren e Brendshme britanike.

‘Mjaft zhgënjyese të dëgjosh Sekretarin e Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood, citoj “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit pas kërkesave të dështuara për azil si justifikim për rifillimin e kthimit të familjeve. Si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste t’i bëjë jehonë kaq dobët retorikës të së djathtës ekstreme populiste – dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit – pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm? Më lejoni t’i kujtoj Sekretarit të Brendshëm se, falë punës intensive të përbashkët që nga fundi i vitit 2022, mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar janë pothuajse të zhdukura’.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama krijon përplasje me autoritetet britanike, që më pas përkthehet në pasoja ndaj shqiptarëve në Britani, ku më herët ai nisi një përplasje me ish Sekretaren e Brendshme Suela Braverman, e madje pas largimit të saj nga detyra, nisi edhe ta ironizojë.

‘Kur dikush që quhej Suela, një tjetër kur ajo piketoi shqiptarët, dhe meqë ra fjala ku është ajo? Thjesht mbaje mend që mos u merr me shqiptarët. Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh’.

Në kuadër të krijimit të debatit me britaninë në kurriz të shqiptarëve, Edi Rama nuk ngurojë as ti përdorte shqiptarët si objekt debati me deputetin britanik dhe liderin e partisë së ekstremit të djathtë Reform UK, Nigel Farage, debat i cili duket se i shijoi kryeministrit për të tërhequr vëmendje, e madje nisi të krijonte edhe fotomantazhe të tij me Farage.