pamje nga shoqërimi në gjykatë
TIRANË-Gjykata e Apelit në Tiranë zbuti masën nga paraburgim, në ‘arrest shtëpiak’, për dy prej të arrestuarave në lidhje me skemën e mashtrimit me platformën XEUX në Lushnjë dhe Divjakë, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini. Apeli shoi masën “detyrim paraqitje” edhe për Emanuel Taullaun. Ndërkohë në burg mbeten Arbër Çela dhe Marius Kodra.
Të arrestuarit kishin rol kyç në mashtrimin e qytetarëve. Konkretisht në postin e agjentit ata synonin anëtarët e rinj dhe i orinetonin përmes grupeve në aplikacione si Telegram.
Agjentët u kërkonte qytetarëve të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në grup, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa më e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara, por e gjitha ishte një mashtrim, ku humbnin kursimet e tyre. Investimi bëhej në kriptomonedha si USDT dhe TRON dhe qytetarët shpresonin të shumëfishonin fitimet e tyre. Kthimi i parave nga dollarë fizikë në një portofol dixhital me ‘ustd’ raportohet së bëhet në pikavt e këmbimit valutor edhe pse në Republikën e Shqipërisë nuk ka asnjë pikë këmbimi valutore të licensuar për të kryer këtë aktivitet në fushën e kriptomonedhave.
Dy platformat TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para raportohet të jetë gati 6 mijë. ZËRI u interesua nga afër ku banorët e Divjakës treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra si i tërheqin lekët. Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar./ZËRI
