Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e thirrur para kryeministrisë, e ka cilësuar krun e qeverisë Edi Rama si një njeri pamëshirë, pasi sipas tij ka lënë pa ilaçe të sëmurët me kancer. Sipas tij, Rama dy ditë më vonë deklaroi se pacientët me kancer mbetën pa trajtim për shkak se ishin shumë dhe buxheti nuk kishte fonde të mjaftueshme. Berisha akuzon Ramën se paratë i përdor për të udhëtuar, për të blerë makina superluksoze dhe shishe vere.
Sali Berisha: Dhe dy ditë më vonë, Edi Rama me cinizmin më ekstrem që do ta kishte lakmi çdo njeri i pashpirt dhe çdo diktator, u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para. A ka krim më të shëmtuar se të pohosh këtë? Sigurisht që para kishte dhe jo aq sa kërkonin ata, por u garantoj ju edhe 10 herë më shumë. Asnjë vështirësi. Dhe nuk ka vend në Europë as Afrikë ku ato të mungojnë. Dhe se mungesa e atyre ilaçeve përbën krim të vërtetë. Por paratë i përdor Edi Rama për t’i depozituar në bankat offshore. Paratë i rrëmben për t’i transportuar me aeroplanin e tij në dispozicion. Paratë i përdor për të udhëtuar me avion taksi 22 milionë euro.Për të ndërtuar këtu pas kryeministrisë Kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij dhe për të vjedhur bashkë me autorin e tij. Paratë i përdor për të blerë vetura superluksoze dhe super të kushtueshme. Shishe vere 34 mijë euro. Paratë i transporton ai me avionin e tij. Natyrisht për të sëmurët nuk mbeten para. Për të sëmurët mbetet dënimi i asaj sëmundje.Dhe siç e dëgjuat, duke iu drejtuar këtyre të sëmurëve, u thotë se unë kam edhe eksperiencë të hidhur personaleTani do i them këtu, nuk ka pafytyrësi më të madhe se kjo që bëre ti. Se ajo eksperienca personale që ke ti, dhe unë uroj ta kalojë me sukses të plotë, ka marrë çdo mjekim që ekziston mbi botë. Kurse ata ishin të njerkës, qytetarët e thjeshtë i le në spital pa ilaçe. Dhe ka pafytyrësi të thuash se ke eksperiencë personale. Ke pafytyrësi personale, pamëshirësi të plotë.
