PAMJE NGA PROTESTA
TIRANË- Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur paraditen e sotme në një protestë kundër ndryshimeve ligjore që prekin konceptin e familjes dhe edukimin gjinor në shkolla. Me pankarta në duar ata janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në një marshim paqësor.
Pastori Akil Pano ka qenë i pranishëm në tubimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” kundër ligjit Për Barazinë Gjinore. Pastori tha se ku është një projekt ideologjik i ekstremit të majtë komunist dhe njoftoi se i është drejtuar presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë.
“Ky është një projekt ideologjik i ekstrimit të majtë komunist, që ka pasoja ekstreme. Ata të shitur që votuan këtë ligj, poshtë tradhtarët. Më shumë humbet familja, Shqipëria. Asnjë qeveri nuk meriton legjimitet nëse vepron në kundërshtim me vullnetin e popullit. Veç Zotit dhe vullnetit të tyre të pastër, shqiptarët nuk kanë asgjë që mund t’i mborjë. Për kauza si këto ne nuk mund të jemi të ndarë. President mos dekreto ligjin. Dhe ata që vendosën të jetojnë në Shqipëri pas miratimit dhe dekretimit të këtij ligji mendojnë të largohen nga vendi. Ky është grushti i fundit që kjo klikë po i jep vendit. Nga ky moment e tutje ne themi “jo”. I jemi drejtuar presidentit Trump, njerëzit e Shqipërisë kanë nevojë për ndihmën e tij. Beteja për mbrojtjen e familjes, lirisë, atdheut sapo ka filluar në një mënyrë të re”, tha Pano.
