SYRI TV/ IMT ‘lufton krimin’ duke prishur koteca pulash – Aksioni qesharak në Ndroq

IMT-ja ka ndërmarrë një aksion për të “luftuar krimin” duke shembur kotecat e pulave dhe gardhet që fshatarët kishin ngritur për të rrethuar tokat e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mënik, njësia administrative Ndroq, ku gjatë të shtunës së kaluar, fadroma e IMT shembi kotecat e pulave të banorëve të zonës, ndërsa në mënyrë selektive vendosi edhe gjoba që arrijnë deri në 9 mln lekë për disa nga banorët. Sipas banorëve, mbrapa këtij aksioni fshihet një plan për rrëmbimin e pronave të tyre.

Syri TV

Sipas banorëve, shuma e gjobave arrin nga 400 në 900 mijë lekë të reja. Ata e vënë theksin tek fakti që janë gjobitur vetëm sepse kanë ndërtuar kotece për të mbajtur shpendët e tyre shtëpiake apo sepse kanë rrethuar tokat e tyre bujqësore, ndërkohë që përveç kësaj, ka edhe selektivitet nga ana e IMT sa i përket gjobave, pasi vetëm disa banorë janë ndëshkuar, e të tjerët jo.

Banorët theksojnë se mbrapa këtij aksioni dhe vendimi të IMT fshihet një plan për rrëmbimin e pronave të tyre, për tua dhënë një apo disa personave të fuqishëm, që kanë lidhje të forta me pushtetin.

Ata shprehen të shqetësuar për shumën e gjobave, pasi ata e kanë të pamundur për të paguar një shumë të tillë, duke e dërguar çështjen në gjykatë.