GJKKO shpall fajtor ish-deputetin e PS, ja me sa vite burg u dënua Jurgis Çyrbja

GJKKO ka shpallur fajtor ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Ai u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror për disa episode, përkrahje të autorit të krimit në 4 episode.
Çyrbja gjithashtu u shpall fajtor edhe për korrupsion në zgjedhje. Në bashkim të dënimeve 3 vite burg, ish-deputeti ka një ulje të dënimit në 2 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Nga ana tjetër, Altin Hajri, në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Nga tre vite burgim, ai përfiton një dënim të shkurtuar. Hajri do të duhet të bëjë 2 vite burg.
Ahmet Masha, po ashtu u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe për përkrahje të autorit të krimit. Ai ka një ulje të dënimit, nga 2.6 vite burg, do të duhet të kryejë 1.8 për shkak të gjykimit.

Top Channel