Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, pasi është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin Fatos Nano.
Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, do nderojnë liderin historik të së majtës.
Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.
Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim për të kujtuar figurën politike të Nanos, ndërsa bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, pritet të mbajë fjalimin në emër të familjes. Pas homazheve publike, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik.
Atmosfera në Pallatin e Kongreseve është e mbushur me emocione dhe respekt për njeriun që la gjurmë të thella në historinë politike të vendit.
Top Channel
