Merret peng një person në Devoll, policia shoqëron tre persona, mes tyre vëllai i deputetit të PD (EMRAT)

foto ilustruese

DEVOLL- Një aksion policor është zhvilluar në qytetin e Bilishtit. Forca të shumta policore janë duke kryer kontrolle në disa zona dhe shoqëruar disa persona. Burime bëjnë me dije se shkak për kryerjen e kontrolleve është bërë një ngjarje kriminale, e keqtrajtimit të Ilir Topçiut nga fshati Vishocicë, i cili ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Lidhur me këtë, tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati,  vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu dhe e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre.
Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme.

Albi Nallbati, vëllai i deputetit demokrati, Bledion Nallbati, u përfshi në një tjetër incident gjatë fushatës zgjedhore 2025. Incidenti ndodhi mbrëmjen e 3 majit, ku deputeti i PD Bledion Nallbati dhe vëllai i tij, Alti Nallbati u konfliktuan me një shofer kamioni. Shkak i konfliktit u bë një aksident, i cili nuk ndodhi. Në pamjet e sigurara deputeti i PD së bashku me vëllain e tij, fillimisht debatojnë verbalisht e më pas konfliki agravon edhe në përplasje fizike. Në një reagim të tij, Nallbati ka pranuar se është përfshirë në sherr dhe deklaron se ka tentuar disa herë që të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit bënë të vetën. Sipas tij pamjet e publikuara nuk janë të plota dhe mjeti me të cilin udhëtonin mund të ishte përplasur me kamionin, pasi shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë ishte me shpejtësi. Deputeti sqaron se në këtë moment kanë zbritur nga makina dhe sipas tij edhe shoferi i ka sharë vëllain./ZËRI