Edi Rama
PARIS-Kryeminstri Edi Rama ndodhet në Paris ku është pritur nga presidenti vendas, Emmanuel Macron në rezidencën presidenciale Elysee për Forumin e Paqes. Në fjalën e tij teksa komentonte planin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, Rama sugjeron për Europën autonominë e saj, pasi po humbet në këtë luftë. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që prej komunizmit nuk ka pritur një lider rus.
Edi Rama: Që Putin do luftë është e qartë. Kur bëhet fjala për Ukrainën, unë përfaqësoj një vend, Shqipërinë që nuk ka marrëdhënie më Rusisë, apo ka shkallët më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë, përfaqësoj të vetmin vend në rajon që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur qysh prej viteve 1960. I patëm gjatë komunizmit, i patëm në formën më të keqe, nuk na merr malli për ta. Në këta 35 vite, nuk kemi pasur jo vetëm vizita të nivelit të artë, por as pararuse. Evropa po humbet atë që është kryesorja. Kur Orban përmendi fjalën armëpushim, u sulmua sikur të ishte një fjalë e pisët. Kjo fjalë u zbuluara në diplomacinë evropiane dhe çdo kush foli për të por ishte shumë vonë. Evropa duhet të ketë autonominë e saj. Unë besoj pavarësinë, por së paku autonominë, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën. Unë jam më i gjati mes të gjithëve, përfaqësoj një vend shumë të vogël për të luajtur çfarëdolloj roli. Flas të llojit që mund të ndryshojë trajektoren. Si evropian që përfaqësoj një vend të vogël, unë besoj se më duhet tu dal për zot mendimeve të mija dhe vendit tim. Nëse mendimi im është i gabuar nuk vjen asnjë dëm, por nëse mendimet e tyre që nuk janë kaq të gjatë sa unë por kanë pas vende të mëdha janë gabim ,është problem i madh. Jeni nga Italia jeni nga një Shqipëri e madhe nga shumë mënyra. Italianët janë shqiptarët e veshur me Verache. Meloni do të ishte shumë dakord. Keni një kryeministre një grua të shkëlqyer, nuk është e gjatë por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë.
