Elhaida Dani zbulon rekordin që është vendosur këtë vit në Festivalin e Këngës në RTSH

Showbiz E Mërkurë, 29 Tetor 2025 18:40
Këngëtarja Elhaida Dani, e cila është drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës për të dytin vit radhazi, zbulon se ka pasur një rekord këngësh të sjella nga artistët në gjithë historinë e Festivalit.
”Nëse vjet nuk fitoi një emër Big dhe që pritej që të fitonte, por fituan dy të rinj, ndodhi pikërisht që shumë të rinj të merrnin besimin dhe të vinin në Festival me materiale shumë të mira. Unë me të vërtetë kur i dëgjoj them do ndodhë ndonjë lloj revolucioni këtë vit se s’ka mundësi”,-u përgjigj Elhaida e ftuar në “The Dalina Show”.

Nga ana tjetër, Elhaida u shpreh se ka një numër më të vogël artistësh Big, sërish për të njëjtat motive si më lart. Këngëtarja tregoi gjithashtu se ka marrë telefonata nga artistë që e kanë vlerësuar “për drejtësinë e Festivalit të vjetshëm” dhe rezultati ishte ky:

“Kanë marrë pjesë 120 këngë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë audicion të Festivalit. Po, është një rekord. Prandaj edhe për komisionin që duhet të zgjidhte 28 këngë në ato dy ditë, ka qenë goxha e vështirë, po besoj ia kanë dalë me sukses. Shpresj të mos kemi lënë këngë të mira jashtë, por mund të provohet sërish vitin që vjen”.