”Bota ka etje për paqe”, Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

Bota E Martë, 28 Tetor 2025 20:06
“Mjaft luftërave”, është apeli i Papa Leo XIV gjatë takimit të Sant’Egidio Sant’Egidio në Koloseun e Romës. “Bota ka etje për paqe, ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, e cila i jep fund abuzimit të pushtetit, shfaqjeve të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjes, shkatërrimit dhe mërgimit”,-tha ai në ceremoninë te Koloseu, së bashku me udhëheqës të besimeve të tjera të krishtera.
Sipas kreut të Vatikanit, lutja është një forcë e madhe për pajtim, teksa bëri thirrje që feja të mos përdoret për dhunë apo urrejtje. “Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten e abuzojnë fenë, madje edhe për të vrarë. Jo fjalë të bërtitura, jo sjellje të ekzaltuara, jo slogane fetare të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve”, theksoi ai.
Duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut, ai kërkoi që fetë të mos bëhen instrumente të nacionalizmit apo populizmit. “Mjerë ata që përpiqen ta tërheqin Zotin në luftëra,” theksoi Papa.