Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga e gjithë opozita për zgjedhjet për kreun e bashkisë Tiranë, Florjan Binaj ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës ku ai e quante atë vetëm një aktor që të bën për të qeshur.
“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë!”, shkruan Binaj. “Prestigjator!”, vijon ai në postimin e tij.
Mesazhi:
Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!
Edhe pse është vetë artist, Rama e sumoi sot në podkastin e tij Florjan Binajn për faktin se është aktor, pasi sipas tij, “ka marrë rol, pasi aktorët këtë punë kanë”. Madje Rama i përmendi dhe pjesëmarrjen e Binajt në një kongres të PS-së të para shumë viteve.
Duke mos pasur akuza apo dosje në SPAK si kandidatura e tij, Ogerta Manastirliu, Rama nuk ka se ku të kapet ndryshe me Florjan Binajn, përveç profesionit të tij.
“Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit, kur ka ardhur një herë për të luajtur rolin tim. Prandaj unë nuk e gjykoj, hiç fare, aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë.” – tha Rama.
