Memli Krasniqi
KOSOVË- Pas dështimit të formimit të qeverisë “Kurti 3″ në seancën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se nuk do të tentojnë për shumicë të re. Krasniqi tha se Kurti nuk ka shumicë, por as partitë e tjera. Kështu sipas tij, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Sot u them përsëri dhe kam deklaruar nëse na fton presidentja nesër do na thotë a keni shumicë, jo do i them dhe s’do tentojmë të bëjmë shumicë të re. Kurti s’ka shumicë, por edhe ne partitë e tjera nuk jemi shumicë që duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sa më parë. Pas zgjedhjeve të ardhme unë pres që do jetë rezultat tjetër, sidomos pas suksesit në zgjedhjet lokale, qytetarët e kanë të qartë.”, tha Krasniqi.
Hykmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës,, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi pas seancës së Kuvendit se, zhvillimet e sotme tregojnë qartë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Për shkak të paaftësisë së partisë së parë që ka dalë në zgjedhje për të bërë koalicione, ne po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Bajrami.
