Jo vetëm ministre virtuale, por kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot edhe Kuvendin virtual për të zëvendësuar deputetët e zgjedhur nga qytetarët. Nga Berlini, Rama njoftoi se Diella do të ketë 83 fëmijë, sa numri i deputetëve socialistë, të cilët do të punojnë teksa deputetët e zgjedhur do të jenë në kafe. Sipas tij, fëmijët e Diellës në Kuvend do të punojnë në bazë të informacioneve që do tu ngarkohen nga Diella në kryeministri.
Syri TV
Pasi emëroi Diellën si ministre, me një dekret kushtetues nga Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama ka shkuar në një tjetër nivel, sa i përket përqendrimit të pushtetit në një dorë në emër të implementimit të Inteligjencës Artificiale. Sot kryeministri Rama njoftoi se jo vetëm tenderat dhe prokurimet publike, por tashmë edhe Kuvendi do të jetë virtual, pasi në vend të deputetëve të zgjedhur nga qytetarët, punën për ta do e bëjnë fëmijët e Diellës.
Gjatë fjalës së tij në tryezën e Dialogut Global në Berlin përballë moderatorit Ali Asllan, Rama u përpoq që të justifikonte edhe talljen me Presidentin e SHBA, Donald Trump, ku iu desh të shiste edhe aleatët e tij demokrat. Ndërsa vuri fokusin tek roli global i Donald Trump, kryeministri Edi Rama u tregua kritik ndaj liderëve të BE-së, që sipas tij janë inferior përballë politikave të jashtme të SHBA, e duhet t’ju shërbej rikthimi i Trump për të zgjuar Europën në rolin e rëndësishëm të vendimmarrjeve globale e mbylljen e luftërave. Kohë më parë, teksa Trump kandidonte për të bërë Presidenti i Shteteve ët Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Edi Rama e cilësoi atë një fatkeqësi për botën, që nuk duhej të zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë.
