Saga e ujit, 13 vjet mashtrime të Ramës në një video

Çështja e furnizimit me ujë të pijshëm në Vlorë mbetet një plagë e hapur dhe një temë e nxehtë debati politik, e cila rishfaqet me forcë sa herë afrohen fushatat zgjedhore.

Një përmbledhje deklaratash nga aktorë të ndryshëm politikë nxjerr në pah kontrastin mes premtimeve ambicioze të qeverisë dhe kritikave të ashpra të opozitës, duke lënë qytetarët në pritje të një zgjidhjeje definitive.

Nga njëra anë, Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ndjen “turp” për dështimin 20-vjeçar për të zgjidhur këtë problem, duke e cilësuar atë si një premtim të përsëritur elektoral. Megjithatë, ai ka bërë një zotim të fortë se gjatë mandatit të tretë qeverisës, problemi do të marrë fund.

“Në përfundim të mandatit të tretë, Vlora do ketë 24 orë ujë. Është fakt,” deklaroi ai, duke përmendur fonde të siguruara nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFË) si garanci për realizimin e projektit.

Sipas tij, uji i pijshëm nuk do të jetë më temë përballjesh elektorale. Këtij premtimi i bashkëngjiten edhe zëra nga pushteti lokal.

Zyrtarë në terren kanë detajuar investimet konkrete që po kryhen. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë 5.2 miliardë lekë që synon të përmirësojë me mbi 50% furnizimin me ujë në të gjithë territorin e bashkisë.

Plani përfshin ndërtimin e një tubacioni të dedikuar nga burimi deri në depot e qytetit. Për më tepër, janë investuar 15 milionë euro në pesë muajt e fundit për ndërhyrje në zona problematike si lagjja “Partizani” dhe aksi i rrugës Transballkanike.

Një zyrtar tjetër ka vendosur edhe një afat kohor, duke u zotuar se deri në vitin 2026, me përfundimin e lotit të dytë të rrjetit të brendshëm, projekti do të ketë marrë jetë. Në krahun tjetër, opozita shprehet thellësisht skeptike dhe kritike.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ish-kryebashkiakët Dritan Lelit, Ermal Dredha:

Edi Rama: Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm. Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm. E dini pse nuk kam folur? Se më vjen turp. Më vjen turp me një histori 20 vjet, sa herë ka fushatë do t’ju japim ujë për të pirë.

Edi Rama: Në mandatin e tretë qeverisës, ne do të garantojmë më në fund, më në fund, 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane të 61 bashkive të vendit.

Edi Rama: Por e njëjta gjë do të ndodhë me Vlorën.

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli: Përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ish-kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha: Problematikë madhore ka qenë gjithmonë furnizimi me ujë. Furnizimi me ujë mbetet një nga ato problemet madhore që ne e shikojmë me shumë rëndësi. Rreth 9 milionë euro. E di që gjithmonë premtohet, premtohet, premtohet. Unë jam i sigurt që do bëjmë një punë të mirë bashkë.

Edi Rama: Shumë legjitime, thua çfarë diskuton ti? Ne s’kemi ujë.

Edi Rama: Blihen dhe ca milionë euro nga fondi i i Bankës Gjermane për zhvillim. Pra, në përfundim të mandatit të tretë, Vlora do ketë 24 orë ujë. Është fakt.

Ish-kryebashkiak i Vlorës, Dritan Leli: Investim për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit që do të përmirësojë rreth më shumë se 50% garantimin e furnizimit me ujë në gjithë territorin e Bashkisë së Vlorës. Është një investim vlera e të cilit është rreth 5 miliardë, 5.2 miliardë lekë, me të cilin parashikohet një tub i dedikuar, pra një kanalizim i dedikuar për të shkuar nga pika e furnizimit me ujë, pra nga nga burimi i ujit në depot e qytetit. Investim i cili ne parashikojmë që të përfundojë përpara sezonit të ardhshëm turistik.

Edi Rama: Kemi sa kemi investime për ujin? Ne kemi..

Ish-kryebashkiak i Vlorës, Dritan Leli: Kemi këtu janë 15 milionë euro që janë, kanë mbërritur vetëm në pesë muajt e fundit, lagjen Partizani, që është një nga lagjet me problematikat më të mëdha për furnizimin me ujë të pijshëm. Kemi përmirësimin e furnizimit përgjatë rrugës Transballkanike që do të shkojë në drejtim të zonës së Çoleve, e cila është, i cili është një projekt që bashkohet bashkë me kanalizimet për të shpëtuar ato pjesët e përmbytjeve që janë kanë ngelur në rrugën e Çipave apo në rrugën Albano Romina. Dhe njëkohësisht KFV-ja është një një projekt përfundimtar që do të zgjidhi, do japi zgjidhje përfundimtare për ujin.

Edi Rama: Që kalon. Po po patjetër, janë firmosur të gjitha letrat dhe pritet që të fillojë sa më shpejt.

Edi Rama: Uji i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh.

Folësja: Vlora është duke përfunduar një projekt ambicioz të ujësjellësit dhe shpresojmë që brenda 2026-ës ky projekt i cili ka kaluar në fazën e dytë, në atë fazën e rrjetit të brendshëm të lagjeve, të marri jetë. Brenda 2026-ës ne zotohemi që do të përfundojmë lotin e dytë, atë të rrjetit…

Edi Rama: Pas 20 vjetësh prapë ujë s’ka. Dhe tetë vjet në pushtet, të isha në vendin e tij, do kisha ik, do kisha thënë më falni, nuk arrita dot, bëra sa munda, po meqë nuk ju solla dot ujë, unë nuk e meritoj.