Gazetari Andi Tela , ka folur për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, duke konsideruar reagimin e gjykatës të çuditshëm.
I ftuar në MCN TV, Tela foli edhe për një trend të dukshëm, ku gjyktat kanë filluar të kthehen në noter për kërkesat e prokurorëve, duke realizuar shprehjen e famshme të Dumanit se “gjykata bën si themi ne”.
Tela: Aty është seancë që ka zgjatur disa orë. Ne kemi dëgjuar një minutë. Edhe gjyqtarja duket e karikuar, ndoshta e ka kundërshtuar disa herë. Fraza që thotë avokati “do të merrem personalisht” vijonte do ju kallëzoj penalisht.
Janë arrestuar 14 persona. Njëri prej personave që mbrohej nga avokati, akuzohej për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë. Avokati thoshte nuk keni provën që klienti kundërshton me dhunë punonjësin e policisë dhe konsiderohet manipulim prove dhe prandaj do të merrem me ju. Pjesa tjetër, mënyra si reagon gjyqtarja. Prokurori është palë me oficerin e policisë gjyqësore, ky i fundit reagoi. Pra “u bë avokati të na vënë në dyshim kqtë që bëjmë ne”. Prandaj kanë reaguar dhe janë marrë me ndalimin e avokatit.
Në të gjithë këtë histori, bën përshtypje gjyqtarja që rrit tensionin thotë pusho se do të të heq ty dhe do të marr avokat kryesisht. Kjo ka bërë që të gjithë ndoshta të bëhen palë me avokatin.
Ka edhe një lloj trashëgimie. Nga 67-ta, që Hoxha i hoqi avokatët dhe tha nuk i donte Shekspiri, jo ti dua unë, politika penale e zhvilluar nga andej por edhe këto 30 vite, e trajton avokatin sikur është më i keq se ai që po mbron, pra ti po mbron fajtorin. Prandaj prokurori në çështje penale, ka suportin e akuzës së shtetit, dhe gjyqtari bëhet palë me prokurorin. Këtu hyjmë te SPAK, ndoshta në ndërgjegjën e Dumanit “që çfarë themi ne bën gjykata”, realisht po ndodh. Po ndodh tani edhe në SPAK dhe GJKO apo edhe në gjykatat e tjera. Pra fryma që i pandehuri dhe avokati janë për tu mëshiruar.
