Me 10 vota pro, këshilli i Larte i Prokurorise ka miratuar 4 kandidatet per garen e kreut te ri te SPAK. Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho plotesojne kushtet per te garuar per drejtimin e Prokuroroise se Posamce pasi mandati i kreut aktualt te SPAK Altin Dumanit, përfundon ne dhjetor. Anetari Zeqir Hodaj per shkak te konfliktit te interesit, nuk mori pjese ne votim.
SYRI TV
Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të hënën listën me 4 kandidatët në garën për kreun e SPAK, përkatësisht Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Të pranishëm në mbledhje ishin 11 anëtarët e këshillit por Zeqir Hodaj një prej tyre nuk mori pjesë në votim.
Hodaj dha sqarime lidhur me disa shkrime në media që është në konflikt interesi pasi djali i tij është kandidat për hetues financiar në SPAK.
Në përfundim KLP votoi me 10 vota pro (pa votën e Hodajt) listën me 4 kandidatë për garën duke vlerësuar se i përmbushim kriteret për të aspiruar vendin e Altin Dumanit të cili i mbaron mandati 3-vjeçar ne kete dhjetor.
Pas kësaj faze, kandidatët presin të dalin për intervistë para anëtarëve të Këshillit, për të paraqitur platformën e tyre në seancë të hapur dhe në fund KLP përmes votës zgjedhe drejtuesin e ri për një mandat 3 vjeçar
