“Kriminelë e psikopatë…”/ Rama paralajmëron: Aty ku bie zjarr, s’do jepet asnjë leje ndërtimi për 30 vjet

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet. Në takimin me shërbimet zjarrfikëse, kreu i qeverisë theksoi se përveçse do të shtrëngohet masat për ata që kapen duke vënë zjarre, në vendet shkrumbuara do të ndalohet lloj leje ndërtimi. Rama tha se askush nuk do të mund të argumentojë se në një zonë të caktuar ku ka rënë zjarr nuk ka pemë dhe për këtë arsye mund të ndërtojë. 
“Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre. Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta në personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. Që ta kenë të qartë të gjithë, se djegia nuk të sjell këto favorizime. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do të rimbillet.”, paralajmëroi Rama.